Deputeti demokrat Luan Baçi, së bashku me avokatin e tij, Sokol Mëngjesi, është paraqitur këtë të premte në SPAK.
Deputeti i PD-së në qarkun e Fierit u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për një kallëzim të muajit shkurt 2024 nga ish-ortaku i tij i biznesit, Aredin Behari. Pas daljes, tha se është hera e tretë që paraqitet dhe pranoi se është në hetim, por nuk i është komunikuar vepër penale.
Luan Baçi akuzoi se ish-ortaku ka tentuar t’i vërë gjobë, duke zbuluar edhe konfliktet e 16 viteve më parë.
Ish-ortaku i tij, Aredin Behari, ka vënë në dispozicion të prokurorisë 48 dokumente dhe i kërkon të hetojë demokratin për dy vepra penale.
Ai ka paditur ligjvënësin demokrat se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Gjatë viteve 2010–2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private “Geral AM”. (A2 Televizion)