“11 shtatori i ri”, po përgatitet, alarmi: Kërcënimi terrorist më i madh se në 2001

Nga Rosalba Bejdo
11 Shtator 2026, 18:06 | Bota

“11 shtatori i ri”, po përgatitet, alarmi: Kërcënimi

Kreu i shërbimeve sekrete britanike, Sir Ken McCallum, paralajmëroi se rreziku i kërcënimit terrorist është sot më i madh dhe më kompleks se në vitin 2001.

Në një shkrim për The Independent, në 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, McCallum tha se kërcënimit të terrorizmit islamik I shtohet tani edhe ai nga shtetet armiqësore.

Sipas tij, Rusia po zhvillon një luftë hibride ndaj Perëndimit përmes spiunazhit, sabotazhit dhe atentateve, ndërsa Kina po forcon konkurrencën në fushën e mineraleve dhe rrugëve tregtare.

“11 shtatori i ri mund të jetë tashmë duke u përgatitur dhe mund të vijë nga burime kërcënimi që në të kaluarën shërbimet e inteligjencës I kanë kushtuar më pak vëmendje”, paralajmëroi MC Callum.

Ai foli gjithashtu për rrezikun e sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturës kritike, përfshirë centralet elektrike, sistemet shëndetësore dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos