Homazhe për 11 shtatorin, dronët risjellin në “jetë” kullat binjake në Nju Jork

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 18:10 | Bota

Dronët kanë rikrijuar Kullat Binjake mbi Nju Jork, duke nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Për këtë spektakël, organizatorët kanë përdorur 2977 drita, nga një për çdo person të vrarë në ngjarjen që shokoi botën, 25 vite më parë.

Dronët me dritat përkatëse krijuan disa forma, përpara se të shndërroheshin në kopje identike në madhësi të Kullave Binjake, duke rikthyer dhe shkëlqimin në qiellin e qytetit amerikan.

Ky projekt është zhvilluar në bashkëpunim me familjarët e viktimave, të mbijetuarit dhe ekipet e emergjencave që ishin të angazhuar në 11 shtator të vitit 2001.

Imazhe që prodhoi spektakli i dritave ka qenë mbresëlënës dhe i kujtoi botës se si do të dukej qielli dhe ndërtesat në Nju Jork, nëse sulmi terrorist nga Al-Kaeda nuk do të kishte ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos