“U përpoqët ta nxirrnit opozitën kundërshtare të SHBA-ve!”, Hasimja debat me deputetin socialist

Nga A2 CNN
27 Korrik 2026, 23:32 | Politikë

Politologu Ermal Hasimja gjatë debatit me deputetin socialist Pirro Vengu në lidhje me marrëveshjen e huasë me SHBA-të, tha se mazhoranca u përpoq ta nxirrte keq opozitën, që të dukej sikur PD është kundërshtare me SHBA-të.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Hasimja vuri në dukje se e njëjta qasje nga PS ka qenë edhe në rastin e Gazës. Ky pretendim u hodh poshtë nga ish-ministri i Mbrojtjes Vengu, i cili tha se Hasimja po përdor gjysmë të vërteta si argument. Deputeti i PS nënvizoi se çështjet e rëndësishme nuk kanë qenë pjesë e debateve politike të ditës.

DEBATI

Hasimja: U përpoqët ta nxirrni opozitën në pozicionin e dikujt që po futet në konflikt me SHBA-të, ndërkohë që çdo shqiptar e di shumë mirë, përfshirë edhe opozita, që këtu nuk diskutohet asnjëherë çështja e bashkëpunimit me SHBA-të. Është problem i madh kjo!

Vengu: Nuk interesohet njeri jashtë vendit se kush e do më shumë NATO-n.

Hasimja: E keni bërë edhe me Gazën këtë gjë. Duk e ditur shumë mirë që opozita do miratonte marrëveshjen pa asnjë lloj diskutimi. U përpoqët që ta vendosnit në pozitën për ta nxjerrë kundërshtar me SHBA-të.

Vengu: Përpara se të vinte vendimmarrja në Gaza, kam dalë në dy konferenca publike. Mos përdorni shkurtime apo gjysmë të vërteta. Janë çështje shumë të rëndësishme që të jenë pjesë e debateve që bëjmë në mexhelisin mediatik apo politik.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos