Akuzë për vrasje të punonjësit të policisë, shkon në 13 numri i të arrestuarve në protestë, në pranga një 18-vjeçar

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 09:53 | Kronikë

Akuzë për vrasje të punonjësit të policisë, shkon

Një 18-vjeçar u arrestua nga policia, pasi sipas “bluve” hodhi molotov në drejtim të efektivëve duke rrezikuar jetën e tyre.

Gazetari Igli Çelmeta mëson se bëhet fjalë për të riun Andrea Qorraj. Me arrestimin e këtij të fundit shkon në 13 numri total i të arrestuarve në protestën e 28 nëntorit. Vlen për t’u theksuar se një nga akuzat është edhe vepra penale “vrasja e punonjësit të policisë”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore për evidentimin dhe dokumentimin e akteve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar dje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 18 vjeç.

Arrestimi i tij u krye pasi, dje, pranë ish-hotel “Dajti”, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë të planizuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre”.

Materialet procedurale u referuan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos