Ilir Meta thotë se arrestimi i tij, të cilin e quan rrëmbim, është urdhëruar publikisht nga Edi Rama, nga tribuna e Partisë Socialiste dhe kjo është e provuar. “Unë besoj se publiku është i qartë se kjo është vetëm një pengmarrje politike kriminale pavarësisht se njerëzit bëjnë nga frika edhe sikur nuk kuptojnë.
përpiqen t’i japin një frikë edhe gjyqtarëve e prokurorëve. Te gjithë këtu paguajnë 90 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston, apo jo? Por ai që i dha bonusin kompanisë fituese ende pa u krijuar, as që është marrë në pyetje dhe jo të dënohet. Jo vetëm kaq, por Z. Dumani e quan këtë aferë krim intelektual, pra që vetëm ai nuk e kupton. Tmerri i regjimit nga komunikimi im me mediat është prova më e mirë se nuk ka asnjë provë kundër meje”, tha Meta në një intervistë ekskluzive për “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
“Shqiptarët i kanë parë pamjet e rrëmbimit tim banditesk. Ato flasin edhe për vetë standardet e hetimit, por edhe të paraburgimit. Unë u rrëmbeva që të rrëmbeheshin zgjedhjet përmes bandave dhe mosveprimit të drejtësisë ndaj tyre. Pastaj për të folur për Policinë e Shtetit se çfarë përfaqëson, mjafton të përmend pafytyrësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, që i kthen përgjigje me shkrim Tedi Bushit, si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, se banditët me maska që më rrëmbyen mua kishin vepruar sipas ligjit. Për t’ua thjeshtuar juve dhe teleshikuesve tuaj, po bëj edhe unë një pyetje. Përse duhet të çohesha unë te Drejtoria e Policisë në Tiranë dhe të prisja dy orë bashkë me avokatin tim, Z.Gjokutaj që u lajmërua vetëm nga mediat dhe vetëm pasi erdhën oficerët e policisë gjyqësore e BKH që sollën urdhër-ndalimin, u dërgova në Bllokun e Sigurisë? Sepse mua nuk më ishte paraqitur një urdhër-ndalimi nga banditët me maska të kryebanditit Ilir Proda që vazhdon të jetë kryepolic vetëm për shkak të lidhjeve të tilla të paligjshme e kriminale, si rrëmbimi im. Ndaj policët e këtij kryebanditi u nxjerrin kallashnikovin banorëve të Thethit në vend që t’u çojnë letrat zyrtare për prishjen e objekteve të ndërtuara me kursimet e një jete”. (A2 Televizion)