“Rivlerësimi i banesave, 5%” Rama: Çmime referencë të reja edhe për banesat në bregdet

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 12:06 | Politikë

“Rivlerësimi i banesave, 5%” Rama: Çmime referencë

Në mbledhjen e sotme me kryebashkiakët e vendit, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të ketë një proces të ri të rivlerësimit të pasurive.

Kreu i qeverisë theksoi se ky proces është bërë dy herë të tjera, një herë me 1% e më pas me 3%, ndërsa i fundit duhet të jetë 5%.

“Ne e kemi nisur punën. Do të konkludojmë brenda 40-45 ditëve të ardhshme, do të ndërtojmë një proces, që rivlerësimi të jetë i hapur një vit,” tha Rama duke shtuar se çmime referencë të reja do të ketë jo vetëm në Tiranë, por edhe në zonat të tjera siç mund të jetë bregdeti.

Rivlerësimi të jetë i hapur një vit, fund shatori me fund shtatori.

"Rivlerësimi është bërë bazuar në faktin që nuk ishin referencat e reja. Sot me rivlerësimin, mund t’ju japim të drejtë qytetarëve që të kenë një shans të fundit. E rëndësishme është të konkludojmë punën e nisur për referencat e reja në qytetet e reja, jo vetëm në Tiranë."

Rama u bëri thirrje kryebashkiakëve që të në bashkitë ku ka më shumë kërkesë të bëhen komunikime me banorët që të bëhet e qartë që ky proces do të jetë i fundit, pasi ka kosto për buxhetin e shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos