“Veliaj nuk duhej arrestuar”, Ndreca: Ka cilësi të tjera, iu bë dëm qytetit dhe PS

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2025, 20:23 | Politikë

“Veliaj nuk duhej arrestuar”, Ndreca: Ka cilësi të tjera,

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca shprehet totalisht kundër arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një intervistë për Andrea Dangllin, Ndreca u shpreh se gjykata duhet të analizonte dhe dëmet që i shkaktoi qytetit të Tiranës, pasi Veliaj sipas tij ka një cilësi tjetër si i zgjedhur.

“Vendimin e kam lexuar deri diku. Është një vendim i marrë në dispropocionalitet përsa përfaqëson ai për Bashkinë dhe Partinë Socialiste. Nuk janë analizuar dëmet që i shkaktohen qytetit dhe subjektit të PS. E përcakton dhe kodi. Sepse arresti me burg është një masë ekstreme. Ka një cilësi tjetër para ligjit, është duke ushtruar detyrën. Ndërprerja e mandatit të një të zgjedhuri nga 160 mijë qytetarë duhet të ishte marrë në konsideratë”, u shpreh Ndreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos