Verifikohen kutitë e Gramshit dhe Peqinit, PD: U cenua procesi, KAS: Ende herët për të dalë në përfundime

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 19:13 | Politikë

Partia Demokratike nisi grumbullimin e provave të martën për të vërtetuar atë që e ka cilësuar “farsë zgjedhore”.

Në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” u hapën 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit ku u krahasuan fletët e votimit që ndodheshin në kuti me materialet zgjedhore. Në disa prej tyre demokratët vërejtën problematika.

Pavarësisht këtyre problematikave përfaqësuesi i PD në KAS, Indrit Cefa tha se është ende herët për të dalë në përfundime. Cefa tha se rinumërimi për këto zona për momentin nuk do të ishte produktiv.

Në vijim do të jetë Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve që do të vendos nëse gjetjet e procesit të verifikimit do përbëjnë prova të mjaftueshme për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e qarkut të Elbasanit. Procesi i rinumërimit do të nisë të mërkurën me qarkun e Tiranës.

Partia Demokratike pretendon mandatin e 14 për të ulur në parlament Ilir Alimehmetin ndërsa shpresa rikthehet edhe për disa kandidatë socialiste të cilët humbën mandatin për një grusht votash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos