Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka përparuar

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 11:30 | Politikë

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tënde

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen është zyrtarja e radhës nga BE që uron kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Von der Leyen vlerëson përparimin e Shqipërisë dhe rikonfirmon qëndrimin se vendi i saj është në BE.

“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t'ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan Von der Leyen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos