“Vonesa e rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, dështim”, Robelli:  Politika të qëndrojë larg polarizimit

Nga A2 CNN
15 Mars 2025, 22:18 | Politikë

“Vonesa e rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë,

Gazetari Enver Robelli e ka cilësuar një dështim nga institucionet vonesat në nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë.

I ftuar në “Of the Record” me Andrea Dangllin, gazetari me banim në Zvicër, shprehet se Kosova duhet të formojë një qeveri sa më shpejt për të treguar stabilitet, teksa i bëri thirrje partive që të lenë pas përplasjet e forta.

“U zgjat puna e numërimit. Është një dështim i të gjithë institucioneve që organizuan. Ishin 900 mijë vota dhe u desh 1 muaj të numëroheshin. Është hera e parë që ndodh kjo në Kosovë. A do t’ia dalë VV të formojë një koalicion. Për interesin e Kosovës është që të ketë stabilitet në këto kohë të paqarta gjeopolitike. Kosova duhet të ketë një qeverisje të mirë dhe një largim nga polarizimi politik, pasi i bën dëm të ardhmes”, tha Robelli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos