“Xhaçka” sërish në Kushtetuese, Bardhi hesht mbi përplasjen e Metës me SPAK dhe ndërkombëtarët

Nga Anesti Barjamemaj
17 Prill 2024, 17:28 | Politikë

Çështja e mandatit të Olta Xhaçkës do të ridërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit njoftoi vendimin e deputetëve, ku tha se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund.

“Grupi sot ka vendosur që do të ridepozitojë kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës, si shprehje e vullnetit të plotë që në2024 të shkelen hapur vendimet e Kushtetueses”, deklaroi Bardhi.

Fati i mandatit të Olta Xhaçkës, është vetëm një prej çështjeve që sipas Bardhit po bllokohet nga maxhoranca. Lidhur me mosrespektimin e të drejtave të opozitës në Kuvend, kreu i grupit të PD deklaroi se do bëjnë gjithçka që rifitojnë terrenin e mohuar, por kur u pyet nëse do i kthehen protestave mbajti qëndrim mohues.

“Ne nuk mund të përsërisim veten sa herë që Edi Rama përsërtit veten. Pa diskutim ne nuk do pranojmë asnjë cenim të të drejtave kushtetuese dhe të drejtave që rregullorja e Kuvendit i jep deputetëve të opozitës”, theksoi Bardhi.

I pyetur për deklaratat e Ilir Metës kundër kreut të SPAK dhe reagimin e SHBA për këtë çështje, Bardhi preferoi të mos komentonte.

“Unë nuk komentoj deklaratat e partnerëve tanë strategjikë, nuk e kam bërë as kur kanë qenë pro dhe as kundër PD. Zoti Meta mban ato qëndrime që mbaj, duhet të pyesni atë për qëndrimet e tij. Unë nuk jam as komentator politik dhe as analist”, shtoi Bardhi.

Bardhi njoftoi se shumë shpejt grupi parlamentar demokrat do të ketë gati dhe draftin për Reformën Zgjedhore, i cili do të depozitohet në Kuvend për t’u diskutuar në grupin e punës për reformat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos