Zbardhen 2 kërkesat e Berishës për vizë në SHBA

Nga A2 CNN
10 Maj 2025, 16:41 | Politikë

Zbardhen 2 kërkesat e Berishës për vizë në SHBA

A2 CNN ka siguruar dokumentet ku rezulton se kryedemokrati Sali Berisha i ka drejtuar 2 herë kërkesë sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me qëllim pajisjen me vizë të SHBA-ve, për të udhëtuar atje.

Nga dokumenti duket se kërkesa mban firmën e 15 organizatave shqiptare në SHBA, të cilat janë edhe sponsorat e pagesës 6 milionë dollarëshe në emër të PD-së, për kontratën e lobimit në SHBA.

Kërkesa është publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Po në të njëjtën faqe vijon të jetë i publikuar edhe sanksionimi i Sali Berishës “non grata”.

“Ne i kërkojmë me respekt Departamentit të Shtetit të SHBA-së të lëshojë një vizë hyrje-daljeje për Prof. Sali Berishën, duke i mundësuar atij të marrë pjesë në këto ngjarje të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara. Prania e tij do të përforcojë lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke çuar më tej angazhimin tonë të përbashkët ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në dokument.

Zbardhen 2 kërkesat e Berishës për vizë në SHBA

Zbardhen 2 kërkesat e Berishës për vizë në SHBA (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos