Gonxhja mbyll fushatën në A2 CNN: Ja çfarë ka mbetur pa u zgjidhur në 12 vite...

Nga A2 CNN
9 Maj 2025, 23:34 | Politikë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ishte i ftuar në minutat e fundit të mbylljes zyrtarisht të fushatës elektorale në Ditarin e mbrëmjes nga Loneta Progni në A2 CNN për të folur për mbarëvajtjen e fushatës, por dhe pritshmëritë nga 11 maji.

Gonxhja u shpreh i befasuar nga mbështetja që ka marrë nga njerëzit gjatë fushatës elektorale. “Kjo fushatë më ka befasuar, më ka çuditur shumë me faktin... o mungesa e një alternative, o cilësia e ulët e komunikimit opozitar, diçka ka ndikuar, ndoshta njerëzit janë të qartë se ne jemi alternativa më e besuar dhe kauza më e mirë! Edhe ne gabojmë, por një pjesë e protagonistëve e justifikojnë këtë interesim të madh të njerëzve për të na takuar. I vetmi pishman që kam, nuk jam kam dalë dot në këtë kohë që mund të organizojë të gjitha takimet që do të doja”, tha ministri.

Konkurrencë e brendshme?

“Unë kam pasur pak kohë. Ekipi politik i një ministri është tërësisht i lirë të jetë me ministrin. Rëndësi ka që nëpunësi civil të respektojë ato kërkesa të KQZ-së. Nuk mund të ndërkohë të analizojmë edhe çdo kandidat. Perceptimi i ndjeshmërisë publike dhe i pëlqimit të qytetarëve dhe ata që na japin me anë të reagimit të tyre, por edhe nëpërmjet sondazheve, na jep të kuptojmë se ku duhet të përmirësohemi.

Cilat janë problematikat dhe çfarë mbeti pa u zgjidhur në 12 vite?

“Ne kemi pasur një goditje shumë të fortë në vitin 2019 dhe Kombinati edhe për shkak të karakteristikave të ndërtesave, të degraduara, u godit edhe shumë më fortë nga tërmeti. Këtu kemi pasur edhe disa vonesa që në përgjithësi kanë qenë të lidhura me proceset gjyqësore. 12% i procesit të rindërtimit është ende i pambyllur dhe pjesa tjetër është përfunduar plotësisht. Kjo nuk ka ndodhur as në Itali apo vende të tjera të BE-së. Të gjitha këto po përmbyllen. Me gëzim them se kaluam një vendim të rëndësishëm në mëngjes për legalizimet. Kombinati ka probleme infrastrukturore, por edhe të trashëguara, pasi ndodhen disa impiante të trajtimit apo ai i ujërave të zeza në Prush. Kombinati është një zonë shumë e dashur, autoktone. Pas fatkeqësisë së parë erdhi e dyta, që ishte pandemia. Nuk është një 12 vjeçar i pastër në kushte optimale qeverisjeje”.

Pse një 18-vjeçar duhet të votojë sot PS-në?

“Duke e siguruar që fakti që mund të mos jetë i lumtur me gjithçka do i ri. Njerëzit e kanë mundësinë edhe për të lëvizur, ku kushtet janë edhe më të mira disa prej shërbimeve, por ne i shkojmë me gojën plotë dhe me rezultate. Ne kemi një numër të lartë të të rinjve që kthehen nga emigracioni, edhe në Kombinat. Unë kam bërë një fushatë vet edhe në cilësinë e ministrit dhe llogaridhënia është më e madhe. Di të them se njerëzit, të rinjtë, të gjithë e kuptojnë shumë mirë në rast se flet që jo gjithçka mund të bëhej perfekt në kaq pak vite qeverisjeje”, tha ministri Gonxhja.

Shumë emra të rinj në listën e PS-së...

“Nuk mendoj se të gjithë e kanë të fiksuar mendjen që do të bëhen deputet. Unë kam 35 vite rrugëve të vendit tim dhe po më vjen koha dhe bashkohen momentet rastësia, kushtet, bëhen që pas 35 viteve po më vjen radha që të mund të kandidojë dhe për pak bëj 55 vjeç. Disa prej tyre bëjnë një deklaratë politike me këtë kandidim. Do të ketë zhvillime.

Listat ka çarë edhe muret më të çimentuara për të futur aty njerëz “më të panjohur”, por që mund të kenë kontribute. Nëse nuk e keni parë në televizor, ata mund të mos dinë të flasin njësoj, por mund të jenë qytetar apo profesionistë model. Edhe lista e mbyllur votohet, pasi aty është fillimi i garës, është një ditë e nisur mirë. Ajo është një listë me ministra me një portofol më të vogël, por mund të jenë menaxher dhe drejtues shumë të talentuar dhe e meritojnë të jenë në parlament”.

“Me sa vota e merr mandatin Blendi Gonxhja?”

“Pritshmëria është shumë pozitive që unë ndjej. Nëse ne nuk marrim një numër minimal me 20 mandate në Tiranë nuk do të kishte asnjë kuptim vota personale. Nuk duhet të humbim fokusin, pasi mundet që një nxitim i imi, të përkthehet nesër me një mesazh të gabuar ndaj atyre që deri nesër apo pasnesër kanë për ta menduar votën. Gjithsesi, kjo ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Elektorat me kaq qytetari, koha që kemi kaluar, më jep një bindje që do të kemi një rezultat shumë të mirë”, tha Gonxhja.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos