“Giro d’Italia” pritet të ndyshojë orarin e votimit në Vlorë?!!

Nga A2 CNN
10 Maj 2025, 11:09 | Politikë

“Giro d’Italia” pritet të ndyshojë orarin e votimit

Për shkak të garës çiklistike Giro D'Italia që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Partia Socialiste në Vlorë bën kërkesë për shtyrjen e afatit të votimit deri në ora 21:00 ditën e dielë.

Kërkesa është dërguar në KQZ nga drejtuesi politik i PS, Bledi Çuçi, ndërkohë që pritet që të merret një vendim në orët në vijim.

Gara çiklistike do të zhvillohet të dielën në qarkun e Vlorës ku është parashikuar bllokimi i disa akseve rrugore dhe mund të shkaktojë probleme në qarkullimin e njerëzve për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Në Vlorë aktualisht çdo gjë gati për zhvillimin e procesit të votimit dhe më pas të numërimit të votave.

Çdo KZAZ e qytetit, por edhe ato në rang rrethi janë gati. Pritet që në Vlorë të nisë në orën 15:00 shpërndarja në qendrat e votimit e kutive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos