Partia Demokratike ka reaguar pas emërimit të Simon Zerecit në krye të Gardës së Republikës, duke pretenduar se ndryshimet në ligj janë bërë me porosi për t’i hapur rrugë këtij emërimi. Në një deklaratë për mediat, deputeti Klevis Balliu tha kjo zgjedhje vërteton denoncimin e bërë prej tij para së të hapej gara për kreun e gardës.
“Edi Rama emëroi Simon Zerecin në krye të gardës së republikës. Ky emërim është prova përfundimtare se ndryshimet e fundit në ligjin për Gardën nuk u bënë për interesin e institucionit, por për interesin e një individi të vetëm. Partia Demokratike e denoncoi që në momentin e parë këtë ligj si një ligj të bërë me porosi. Ne paralajmëruam në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe në Kuvend se ulja e kritereve dhe standarteve për postin e komandantit të Gardës kishte vetëm një qëllim, t'i hapte rrugë emërimit të Simon Zerecit. Sot pas emërimit të tij rezulton se opozita kishte të drejtë”. (A2 Televizion)