Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 09:45 | Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e

Teksa prej 48 orësh përflitej se ai mund të garonte në listën e hapur të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka befasuar jo pak, kur nga mbledhja e grupit deklaroi se mund të mos jetë farë në listën e kandidatëve për deputetë.

Shefi i qeverisë e përjashtoi kategorikisht mundësinë që ai të jetë në listë të hapur pasi kjo do të çorientonte votuesit, por la të hapur mundësinë që të mos bëhet pjesë e garës.

“E njëjta gjë vlen në rastin tim. Me thënë të drejtën as e kam pasur, as e kam idenë pse unë duhet të jem aty në atë Parlament për sa kohë e kam këtë detyrë dhe nga ana tjetër do ishte një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kështu që kush është në listën e hapur duhet të jetë në një garë shumë të barabartë. Ndërkohë vendimin për veten time nuk e kam akoma të marrë plotësisht, se mund edhe të mos jem fare në listë duke qenë deputet i të gjithëve për detyrën që kam dhe për të mos i zënë vendin askujt. Kjo është pak a shumë pamja sot”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos