Partia Socialiste ka zyrtarisht një kandidat për zgjedhjet e 4 gushtit që do të mbahen në Bashkinë e Himarës.
Vangjel Tavo, i cili mban prej pak muajsh detyrën e Prefektit të qarkut Vlorë , është votuar nga kryesia e PS si kandidat për Himarën.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, socialistët po ashtu kanë rënë dakord që të shtyjnë me një javë mbajtjen e Kongresit të partisë, që ishte parashikuar të zhvillohej më 20 korrik.
"Vendosëm në bazë të propozime që vijnë nga bashkia Himarë për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidatin e PS. Po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik. Një Kongres i cili është zgjedhor ku do zgjedhjet Asambleja e Re kombëtare, forumet e saj më të lartë. Por do të ketë edhe diskutime për situatën e vizionit “Shqipëria 2030”. Vangjel Tavo vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësues i atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.
Kujtojmë se zgjedhjeve në Himarë iu hap rruga më shumë se 1 vit pas arrestimit të kryebashiakut të zgjedhur më 14 Maj, Fredi Beleri.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg të Belerit, KQZ zhvilloi një seancë ky mandati i tij u shpall i pavlefshëm dhe me vakancën e krijuar Presidenti Bajram Begaj shpalli 4 gushtin si datë për zgjedhjet. (A2 Televizion)