200 familje në Daullas të Fierit jetojnë mes baltës dhe gropave

Nga Armend Pire
13 Shkurt 2026, 20:22 | Sociale

200 familje të fshatit Daullas në bashkinë Fier jetojnë mes baltës e gropave të mëdha. Banorët kanë protestuar këtë të premte për rrugët e amortizuara, të cilat nuk kanë njohur asnjë investim prej dekadash duke u kthyer në shqetësimin më madhor të përditshmërisë së tyre.

Banorët thonë se shqetësimet i kanë adresuar disa herë, jo vetëm pranë bashkisë, por te kandidatët për deputetë dhe për kryetar bashkie gjatë fushatave elektorale por deri më sot kanë marrë vetëm premtime boshe dhe asnjë zgjidhje konkrete në terren.

Përballë kësaj situate ata apelojnë për investime në zonën e tyre, teksa theksojnë se është e papranueshme që vetëm një kilometër larg qytetit të jenë lënë tërësisht në harresën e investimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos