30 minuta nga nisja e provimit, del sërish teza e maturës së Letërsisë! Ministria: Nuk cenohet procesi

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 11:12 | Sociale

30 minuta nga nisja e provimit, del sërish teza e maturës së

Edhe këtë vit, provimi i maturës së Gjuhë Shqipe-Letërsi ka dalë sërish. Një skenar i cili është përsëritur vit pas viti, ndonëse merren masa për të parandaluar që një gjë e tillë të ndodh.

Nga sa është parë, maturantët kanë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale 30 minuta pasi ishin në provim tezën, 2 variantet e saj.

Për këtë ka pasur edhe një reagim nga ana e Ministrisë së Arsimit, duke theksuar se dalja e tezës pas nisjes së provimit, nuk cenon procesin.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se publikimi i tezës së provimit të maturës të Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, pas nisjes së provimit, nuk cenon aspak procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore.

Rreth 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin, vazhdojnë të zhvillojnë provimin e tyre në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore. MAS dhe institucionet arsimore mbeten të angazhuar për të siguruar një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët, duke u kujdesur që çdo shqetësim i opinionit publik të trajtohet me seriozitetin e duhur.

Në të njëjtën kohë, Ministria thekson se institucionet arsimore kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të provimit dhe për të ruajtur integritetin e tij.

Suksese të gjithë maturantëve! Falënderime çdo mësuesi, administratori dhe monitoruesi të angazhuar në këtë proces të rëndësishëm të provimeve të Maturës Shtetërore”, thuhet në reagim.

Gjatë provimit të maturës, nxënësve nuk u lejohet celular me qëllim për të parandaluar skenarë të tilla, mirëpo mesa duket ky rregull nuk është respektuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos