“Miqtë e malit”, Gjinari mirëpret qindra turistë, vendas e të huaj bëhen pjesë e festës

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
9 Qershor 2024, 17:07 | Sociale

Qindra vizitorë nga vendi, por edhe të huaj ndezën flakën olimpike, një traditë e trashëguar kjo tashmë në fillimin e garave të ndryshme olimpike. Të pranishmit mundën të shijonin aktivitete të shumta që nisnin në orët e para të mëngjesit dhe përfundonin në mbrëmje.

Lojëra, valle tradicionale të zonës, panairi i përvitshëm me punimet artizanale të zonjave të Gjinarit, si edhe aktivitete të shumta artistike kulturore, u ndoqën nga qindra turistë. Prej kohësh kjo zonë është shndërruar në një destinacion turistik për elbasanasit, por edhe nga mjaft turistë vendas e të huaj.

Për drejtorin e turizmit në Bashkinë Elbasan rruga mbetët një problem por gjithsesi nuk ka penguar zhvillimin e zonës.

Gjinari është një nga zonat turistike më të bukura malore të qarkut të Elbasanit dhe ndodhet më pak 22 km larg qytetit dhe shquhet sidomos për masivet pyjore me pisha të larta dhe vlera kurative për astmatikët.

E veçanta e Gjinarit është se kjo pikë turistike malore dallon nga të tjerat për nga klima dhe resurset e veta natyrore, duke të ofruar një turizëm gjithëvjetor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos