Avokati: Të rinjtë shqiptarë mendojnë se bëhen të pasur me shtëpi bari

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 10:11 | Sociale

Avokati Naim Hasani, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, u shpreh se të rinjtë shqiptarë mendojnë se me shtëpi bari bëhesh i pasur në Angli brenda muajit.

“Ka të rinj shqiptarë që mendojnë se Britania e Madhe është një vend ku mund të vish dhe të bëhesh i pasur brenda muajit duke hyrë në shtëpi bari ose duke kryer vepra të tjera kriminale”, u shpreh Hasani.

Por, ai shtoi se nuk është faji i të rinjve, pasi ata mashtrohen.

“Ka elementë kriminalë që i mashtrojnë dhe reklamojnë punë në shtëpi bari. Prandaj, qeveria britanike ka ligje që dënojnë ashpër këta njerëz që organizojnë këtë aktivitet kriminal, por ka edhe ligje për mbrojtjen e të rinjve që bien pre e këtyre kriminelëve të paskrupullt”, theksoi më tej avokati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos