Këto janë banesat dhe kushtet në të cilat jetojnë më shumë se 27 mijë persona, pjesë e komunitetit rom dhe egjiptian në Qarkun e Korçës.
Edhe këtë vit, Dita Ndërkombëtare e këtij komuniteti i ka gjetur në kushte mjaft të vështira infrastrukturore dhe ekonomike, shkruan A2CNN.
Shumë pak prej tyre janë të punësuar në ndërmarrjet e pastrimit të bashkive, ndërsa shumica e sigurojnë jetesën duke mbledhur kanaçe dhe plastikë në koshat e mbeturinave.
E njëjta situatë është me këtë komunitet edhe në qytetet e tjera të vendit, ndërsa në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, këta të fundit kërkojnë më tepër vëmendje nga pushteti lokal dhe ai qendror. (A2 Televizion)