8 mijë makina elektrike në Shqipëri, mungojnë vendet e karikimit

Nga Armend Pire
19 Gusht 2024, 16:30 | Sociale

Numri i makinave elektrike në Shqipëri sa po vjen e po rritet. Kompani të ndryshme por edhe individ, janë duke investuar për të pasur një automjet elektrik. Harxhon shume herë më pak para, komode në udhëtim, nuk ndot dhe mbi të gjitha ka lehtësira në pagesat e taksave.

Një mbushje e plotë karikimi kushton mesatarisht 400 lekë dhe automjetet mund të përshkojnë rreth 300 km. Kompanitë e taksive duket se janë më të interesuara deri tani për të pasur flota 100% elektrike, por tregu po ndryshon edhe për taksistët individual.

Ndërkohë shoferët nuk janë gati të lënë makinat e tyre me djegie për të blerë një makinë elektrike. Në mendimin e tyre ka ende situate të paqarta dhe probleme që duhen zgjidhur. 

Në Europë, Norvegjia mban rekordin për mjetet elektrike në përdorim, ku 20.6% e tyre janë me karikim, ndjekur nga Suedia me 5%, Hollanda me 4% të mjeteve dhe vende të tjera nordike dhe të Europës qendrore me 3-4%.

Shqipëria renditet në fund të kontinentit, ku prezenca e mjeteve elektrike është më pakë se 1% në rang vendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos