Breshëri dëmton fermën e bletëve në Pogradec

Nga Artin Halili
18 Gusht 2024, 15:35 | Sociale

Breshëri dëmton fermën e bletëve në Pogradec

Stuhia e breshërit ka dëmtuar një fermë bletësh në fshatin Bregas.

Ardian Pane, bletërritësi i njohur nga fshati Vreshtas, e kishte vendosur rrëzë Malit të Thatë fermën e bletëve për shkak kullote, por ditën e  sotme erërat e forta shoqëruar me breshër i kanë shkatërruar pothuajse gjithë kosheret, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik

Ky është viti i 6 radhazi që fermerët e juglindjes së vendit dëmtohen nga fatkeqësitë natyrore, ku në asnjë moment nuk kanë marrë dëmshpërblim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos