Syrja Hasmeta ka një baxho të vogël në qytetin e Bulqizës. Prej dy vitesh ai merret me përpunimin e qumështit, pasi kishte punuar prej vitesh në ndërtim.
Ndonëse punë më e lehtë fizikisht, Syrjai thotë për A2CNN se vështirësitë e punës ndihen edhe në këtë sekor.
Për të prodhuar djath cilësor nga qumështi ka disa rregulla strikte në përpunim, për të cilat Syrjai thotë se është betuar të mos i shkelë asnjëherë.
Ulja e numrit të krerëve të gjethëve dhe të të imtave, i ka hapur rrugë importit të qumështit pluhur në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT për vitin 2024 tregojnë se në territorin shqiptar janë grumbulluar rreth 95 mijë tonë qumësht, me një rënie prej 6.6% krahasuar me vitin pararendës.
Ndërkohë, importi i qumështit pluhur është rritur me 15% gjatë periudhës janar-prill 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (A2 Televizion)