Përdorimi i pasaktë i gjuhës shqipe, veçanërisht te nxënësit e arsimit parauniversitar, nëpërmjet shkurtimeve, ikonave apo edhe përdorimit të gjuhëve të huaja, shihet si një rrezik që i kanoset ruajtjes së gjuhës shqipe.
Për këtë arsye, në nisjen e konkursit të gjuhës shqipe në Shkodër, i është kushtuar një rëndësi e veçantë ruajtjes së drejtshkrimit të shqipes, e cila edhe sot duket se është në rrezik.
Edhe vetë nxënësit pjesëmarrës e konstatojnë ndikimin e gjuhëve të huaja dhe ikonave në gjuhën shqipe, duke u angazhuar për të përdorur gjerësisht fjalët shqip në çdo lloj komunikimi, shkruan A2 CNN.
Konkurse të ngjashme zhvillohen edhe në shkollat e qyteteve të tjera të vendit, me synimin kryesor për të forcuar ndërgjegjësimin e nxënësve për rëndësinë e përdorimit të drejtë të gjuhës amtare. (A2 Televizion)