Aksioni në Gjirokastër, lirimi i hapësirave publike nis me tregun rom

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
14 Korrik 2025, 13:15 | Sociale

Bashkia e Gjirokastrës e ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike nga tregu rom në periferi të qytetit, rrëzë malit, në lagjen Grehot.

Ardhja e mjeteve që kanë realizuar prishjen e tregut të improvizuar ka ngjallur reagimin e dhjetëra personave pjesë të komunitetit rom, të cilët shprehen të shqetësuar se me prishjen e këtij tregu tashmë nuk kanë se me çfarë të sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre.

Sakaq, nga Bashkia Gjirokastrës ende nuk ka një orientim se ku duhet të shesin kjo kategori, ndërsa ende nuk ka asnjë aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën muzeale apo edhe në zonën e poshtme të qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos