Jeta rurale dhe gatimet tradicionale janë ndër gjërat më interesante për turistët e huaj që duan të njohin vendin tonë, përtej bregdetit dhe qyteteve kryesore.
Madje, është vënë re që turistët jo vetëm janë të interesuar të shohin dhe të shijojnë jetën rurale, por tashmë duan edhe ta prekin atë, shkruan A2.
Një grup turistësh anglezë në Boboshticë të Korçës kanë shfaqur interes të mësojnë gatimin e lakrorit në saç, një ndër gatimet tradicionale sa të thjeshta, aq edhe të shijhsme të kësaj zone.
Dhe për këtë arsye një nga bujtinat e Boboshticës organizon edhe klasa ku turistët provojnë të gatuajnë vetë lakrorin në saç.
Përveç natyrës, kulinarisë dhe natyrisht mikpritjes, tashmë Boboshtica po njihet tek turistët e huaj edhe si vendi ku ata mund të mësojnë si të gatuajnë gatimet tradicionale të zonës. (A2 Televizion)