Pas zjarreve të verës, qyteza e Delvinës tani po përballet me rrëshqitje të dherave nga kodra që ndodhet pranë qytetit në lagjen Beqir Fendi. Rrëshqitet të provokuara nga reshjet e shirave kohëve të fundit kanë rrëzuar edhe një qiparis shekullor i cili ka dëmtuar banesën e çiftit të të moshuarve Ibrahim dhe Vera Sheu duke e bërë të pabanueshme.
“U dogjën me pemë, me shkurre, me të gjitha. Pas atyre, pas atyre ndodhi ajo që zërën shirat. Ato mirë që ranë në një kohë shumë të shkurtër. Të gjitha u shumëzuan me zero. Kjo më vjen shumë keq. Nuk e di. U kërkoi një ndihmë se jemi pleq, jemi të moshuar. U kam kaluar paralizë. Ai po vete 80, unë po shkoj 70”, thotë Vera për A2.
Përveç dhimbjes që mundi i një jete të tërë, përfshi edhe emigrimin, shkuan dëm dhe që në një moshë të tillë të mbeten pa shtëpi, çifti i të moshuarve nuk kanë as ku të strehohen pasi bashkia u ka propozuar një dhomë spitali.
“Nuk na kanë strehuar. Bile më tha drejtori i emergjencave që çdo bëhet për ne. I thashë tani këtu e shikoni edhe se ata na thanë vetë që nuk jetohet këtu. Ë tha të rregullojmë një dhomë në spital. Po tani që të ikësh nga kjo gjendja këtu edhe të shkosh në spital më duket... nuk është logjike... një njeri e shkatërron krejt”.
Ndërkohë situata mbetet e rrezikshme edhe për zonën përreth. Kodra ka pësuar çare të thella duke rrezikuar dhe dy banesa të tjera si dhe teqen e lagjes. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe masa konkrete për stabilizimin e terrenit përpara se situata të përshkallëzohet më tej. (A2 Televizion)