Protesta e banorëve: Edhe në këmbë nuk po shkojmë dot në varreza

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
17 Shkurt 2026, 15:50 | Sociale

Rruga që banorët e Cakranit të ri duhet të përshkojnë për të përcjellë në banesën e fundit të afërmit e tyre është në gjendje të mjerueshme. Rreth 700 metra rrugë e premtuar disa herë, por e paralizuar asnjëherë, shkruan A2 CNN Makinat nuk bëhet fjalë të ngjiten deri në varreza, përjashto ndonjë fuoristradë.

Banorët e irrituar me indiferencën e përfaqësuesve dhe institucioneve lokale u kanë bërë thirrje që të kthejnë sytë edhe nga ata. “Unë jam 74 vjeç. S'pata mundësi të çoja nënën time lart. U mblodhën shtatë çuna e kanë ngritur në krah, e kanë çuar lart. Ky shtet çfarë bën me ne?”, thotë një banor. “Tani mua më vdiq gjyshja. Gjyshja ka 40 ditë. E çuam në krah lart. S'kishim mundësi. Na premtuan në 2024-n, në fund të qershorit, se do vinin dhe do të shikonin rrugën. Asnjë gjë s’ka bërë. E patë rrugën shumë e vështirë. Jemi ankuar tek administratori i zonës edhe nuk na pyet fare”.

Banorët janë shprehur se do të përshkallëzojnë protestën e tyre nëse nuk do të ketë reagim nga institucionet lokale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos