Alketa Cukalla: Si u diagnostikova rastësisht me kancer gjiri. Nuk është vetëm “tetori rozë” për t’u ndërgjegjësuar

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 15:19 | Sociale

“Mos e lini veten në dorë të rastësisë”. Është ky mesazhi që përcjell, me lot në sy, përmes ekranit të A2 CNN, Alketa Cukalla, një grua që ka arritur ta fitojë betejën më atë që konsiderohet si sëmundja e shekullin, kancerin e gjirit.

“Rastësia e solli që unë ta kapja në fazë të hershme”, tregon ajo në një intervistë për “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, ndërsa kujton edhe momentet e vështira. “Jam nënë e dy fëmijëve. Natyrisht, të mbyllesh në dhomë për muaj të tërë... Më falni, dua të më mirëkuptoni, të mos ndjeksh dot ecurinë e përditshmërisë së fëmijëve nuk është gjë e lehtë. Pata mbështetje nga miqtë, familja...”, thotë me lot në sy Cukalla.

“Nuk jam natyrë qaramane, më besoni, por kur e kthej kokën pas dhe e kuptoj. Neglizhenca për shëndetin tim më bëri që të kaloja nëpër një kalvar që mund t’ia kisha kursyer vetes, ua them të gjitha mikeshave, mos e lini veten në dorë të rastësisë. Nuk është vetëm “tetori rozë” për t’u ndërgjegjësuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos