Mungesa e mjekëve veçanërisht në zonat rurale apo bashkitë e vogla, ka bërë që shumë mjekë tashmë në moshë pensioni të vijojnë ende punën për të mbuluar boshllëqet e krijuara.
Një situatë e tillë është edhe në Njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Korçë, ku vetë drejtuesi i kësaj njësie jep shifrën e mjekëve në pension që vijojnë ende të shërbejnë në qendrat shëndetësore.
Petriti është një prej mjekëve që vijon punën edhe pse, prej katër vitesh ka mbushur moshën e pensionit. Ndonëse nuk i trembet punës, ai kërkon që të paktën të mos detyrohen çdo 6 muaj që të shkojnë në Tiranë për të rinovuar kontratat.
Me sa duket edhe ato mjekë që janë në prag pensioni në zonën e Korçës, të cilat janë të shumtë, do të vijojnë të shërbejnë ende, ndërsa mbulimi i shërbimit me mjek të rinj mbetet një ndër sfidat kryesore të shërbimit shëndetësor në vend. (A2 Televizion)