“Popuj që pranojnë multigjininë do vijnë në Shqipëri”, Mema thirrje prindërve: Ngrihuni, kundërshtojeni ligjin

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 11:22 | Sociale

Nënkryetarja e Aleancës Konservatore Dorina Mema në “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2 CNN shprehu shqetësimin për formularët që po kërkohen të plotësohen në çerdhet, kopshtet dhe shkollat në vend, ku nëna dhe babai janë zëvendësuar me termat Prindi 1 dhe 2.

Teksa komentonte ndryshimet e propozuara në Kodin e ri Penal në lidhje me përcaktimin e gjinive, Mema tha se me Shqipërinë po abuzohet dhe popuj të tjerë që pranojnë ekzistencën e multigjinive sipas saj do të vijnë të jetojnë në vendin tonë.

“Janë vetëm tre vende që e njohin këtë ligj në Europë dhe të gjitha të tjerat janë konservatorë dhe e shkruajnë në dhe baba. Po ngatërrohet të drejtat e njeriut, lufta kundë4e diskriminimit me pushtetin globalist. Kështu është një abuzim, po merret Shqipëria pa pyetur askënd. Kundërshtojeni këtë ligj pa hyrë dhe tregoni që Shqipëria është e juaja jo e atyre që vijnë të pushtojnë për të futur këto ligje, që i takojnë një libri tjetër që as nuk duam ta njohim e nuk duam t’ia dimë. E nëse ai popull po vjen të jetojë këtu duhet të jetojë në bazë të ligjeve tona, besës tonë, të nderit tonë. Këto formularë vijnë nga një popull që njeh multigjini. Dhe ky popull nëse kërkon që të vijë të marrë Shqipërinë nuk mund të vijë dot me këtë lloj pushtimi gjarpërures. Multigjinia është një mashtrim, një lojë fjalësh. Unë nuk hyj në lojën e tyre të krizës së mendimit dhe kam detyrë që të zgjoj ata që nuk po e kuptojnë se duhet të zgjohen”, tha Mema në “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2 CNN.

Kur u pyet se çfarë duhet të bëjë një nënë apo baba shqiptar kur merr në dorë një formular të tillë, Mema tha se duhet të zgjohen dhe të kundërshtojnë. Këtë thirrje ajo e përsëriti edhe për mësuesit apo edukatorët në mbarë vendin.

“Prindërit duhet ë denoncojnë kopshtin, mësuesin edukatoren dhe të gjithë këtë presion. Sepse janë bashkëpunues mësuesit dhe edukatorët. Nëse do ishin viktima do kishin ardhur këtu të flisnin, të ngriheshin për atë ç’po ndodh. Jo nëpër mesazhe sekrete. Të vazhdojnë të kundërshtojnë se po ndërtohen qendra sociale nga individë që flasin për të drejtat e njeriut, por këta janë të proceduar për problematika kundër këtyre të drejtave”, deklaroi Mema në “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos