Bashkia e Kukësit hesht, Kolshi në protestë kundër fabrikës së mistershme

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
30 Shtator 2025, 14:20 | Sociale

Në kushtet e mungesës së transparencës nga Bashkia e Kukësit në lidhje me një investim në fshatin Kolsh, pranë banesave të fshatit dhe pranë bjeshkëve që janë në një zonë të mbrojtur, banorët e Kolshit kanë dalë në një protestë, ku kanë kërkuar transparencë dhe kanë bërë me dije se nuk do të lejojnë ndërtimin e fabrikave që rrezikojnë shëndetin e tyre dhe dëmtojnë zonën.

Banorët kanë deklaruar se një pjese të tyre që janë të punësuar po u bëhen presion për të firmosur, në të kundërt i kërcënojnë me largim nga puna.

Sakaq edhe interesimit të medias pranë bashkisë së Kukësit, zyrtarë të kësaj të fundit nuk i janë përgjigjur në lidhje me llojin investimit apo aktivitetit që synohet të ngrihet në fshatin Kolsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos