“Art përtej hekurave”, koncepti i lirisë për gratë dhe vajzat e dënuara

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
23 Dhjetor 2024, 15:48 | Sociale

“Art përtej hekurave” titullohet ekspozita me punime të ndryshme të grave dhe vajzave që janë në konflikt me ligjin në institucionin e Pojskës. Koncepti i tyre për lirinë dhe mundësia që duhet t'u jepet personave që janë në kufizim lirie, ishin dy qëllimet kryesore të këtij aktiviteti. 

Atmosfera e festave të fundvitit ishte kryefjala e punimeve të ndryshme të realizuara nga gratë dhe vajzat që janë në konflikt me ligjin dhe që vuajnë dënimet pranë institucionit të Pojskës.

Ekspozita e titulluar “Art përtej hekurave” është hapur në galerinë e arteve të qytetit të Pogradecit. Për organizatoren e këtij aktiviteti, personat që ndodhen në konflikt me ligjin duhet te kenë patjetër shanse për të reaguar, dhe për këtë perifrazon edhe një shprehje të Papës.

Ndërsa për drejtoreshën e institucionit të vuajtjes së dënimit të Pojskës, punimet egrave dhe vajzave tregojnë që koncepti i lirisë nuk njeh kufij.

Ekspozita “Art përtej Hekurave” është një ndër dhjetwra aktivitete që IEVP Pojskë ka nisur në bashkëpunim me shoqata dhe me institucione të tjera për të përfshirë sa më shumë gratë dhe vajzat e dënuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos