Skema e re e mbështetjes. Blegtorë dhe fermerë të pashpresë, s’presin asgjë

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
6 Prill 2026, 12:52 | Sociale

Blegtorë dhe fermerë në zonën e Levanit në Fier, shprehen se skemat e reja të propozuara nga qeveria për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë shikohen me skepticizëm, nisur nga ekeperiencat e deritanishme dhe fakti që si bujqësia ashtu edhe blegtoria sa vjen dhe po tkurr aktivitetin e saj.

Ndërsa një tjetër blegtor, që për llogari të bagëtive të tij mbjell edhe disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore, shprehet se skema për të është qesharake, shkruan A2.

Në fakt, ulja e ndjeshme e sipërfaqes së tokës së punuar nga viti në vit si dhe ulja e numrit të blegtorëve tregon se skemat mbështetëse nga qeveria në asnjë rast nuk kanë nxitur prodhimet bujqësore dhe ato blegtorale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos