Babagjyshi Alpinist "zbret" në Devoll

Nga Artin Halili
24 Dhjetor 2024, 17:58 | Sociale

Një nismë mjaft e veçantë është ndërmarrë nga disa të rinj të apasionuar pas natyrës dhe "hiking" të cilët zgjodhën që në këtë prag festash të shëndrroheshin në "Babagjyshë alpinistë", duke dërguar dhurata për fëmijët në fshatin Arrëz të Devollit.

Gjatë kësaj dite ata kanë marrë emocione të papërshkrueshme duke ndarë dhurata, gëzim, këngë e valle për fëmijët e Arrzës.

Të rinjtë si Megi, Renada, Kejsi, Anastas, Laurent, Jorgi Postol, Andri, Albi, Jorgi Kapedani, Sofi kontribuan secili nga të ardhurat e tyre për këtë aktivitet të veçantë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos