“Babai nuk donte të shkoja në xhami”, inxhinieri: Më mirë feja se degjenerimi në rrjetet sociale

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2026, 22:41 | Sociale

Në emisionin “Terminal” nga Terminal në A2 CNN, i moderuar nga Aurora Sulçe, inxhinieri Azmer Duleviç ndau një reflektim personal mbi besimin dhe rolin e tij në jetën profesionale dhe shoqërore.

“Në Shqipëri ka qenë, le të themi, turp në thonjëza. Po të shkoja në xhami, po të shkosh edhe në kishë, sepse ishte ideja që po të besoje ti, le të themi, nuk avancohen në karrierë, nuk avancohen në profesion, ku në fakt kjo është shumë e gabuar. Pra, kishte një tipologji besimtari që paragjykoheshin, sidomos në zonat rurale. Unë vij vetë kryesisht nga fshati. Kur unë kam shkuar për herë të parë në xhami, se po e them për herë të parë publikisht, babai im tha “O çun, tha, unë të kam çuar në shkollë për inxhinier dhe jo për “hoxhë”. Sepse ishte e krijuar ideja që kush beson dhe ndjek rrugën fetare do shkëputet nga ana e profesionit dhe kjo është e gabuar. Ja ku jam sot. Unë jam inxhinier”, tha Duleviç.

Sipas tij, besimi nuk e pengon profesionistin, por e forcon atë moralisht. Një njeri që beson, theksoi ai, mund t’i shpëtojë ligjit të shtetit, por jo ndërgjegjes dhe frikës ndaj Zotit, çka e ndihmon ta ushtrojë detyrën me ndershmëri.

“Madje sot çdo profesionist duhet të ketë besimin. Sepse çfarë e ndalon një qenie njerëzore që të abuzojë me profesionin dhe me detyrën mosbesimin në Zot. Sepse minimumi një që beson nga frikë Zotin mund t'i shpëtojë ligjit, ligjeve të robit, të njerëzve, të shtetit, por morali e mban atë që ta ushtrojë detyrën në perfeksion. Dhe për këtë arsye unë i bëj një thirrje të gjithë të rinjve. Le ta kërkojnë fenë, le ta kërkojnë besimin, le ta lexojnë, le ta marrin nga librat, mos ta marrin nga njerëzit, se ky është një gabim shumë i madh që ne bëjmë, as nga unë, as nga askush, por ta marri nga librat, nga institucionet fetare, sepse kjo është mënyra e duhur”, shtoi Duleviç. “Duhet të pyesësh priftin, duhet të pyesësh imamin. Nëse ti ke një problem, nëse nuk e kupton fenë dhe jo nga rrjetet sociale dhe jo nga rruga dhe jo nga shembujt i njerëzve konkret, sepse njerëzit janë gabimtarë dhe duhet t'i japim shembullin të gjithë familjeve që fëmijët e tyre është më mirë të shkojnë në xhami dhe në kishë sesa të shikojnë emisione të degjeneruara shpeshherë në televizione apo rrjet sociale. Sepse këto e shkatërrojnë shoqërinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos