Prania e gurëve në veshka është një nga gjendjet e rënduara shëndetësore të cilat shpesh shoqërohen me simptoma të dukshme dhe tepër shqetësuese. Stafi i emisionit Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, ishte pranë mjediseve të Premium Clinic, në Rrugën e Kosovarëve, ku mjekja nefrologe, Prof. Asoc. Marsida Duli tregoi se disa nga shenjat që tregojnë praninë e gurëve në veshka janë dhimbja, temperature, të vjellat, vështirësi në urinim dhe shqetësime që lidhen me traktin urinar.
“Në së shumtën e rasteve një fazë që kanë një dhimbje ë është një dhimbje përjetojnë një dhimbje sidomos ë në zonën lumbare pra në zonën e mesit. Në përgjithësi është e përqendruar në një anë por nganjëherë është në të dy anët. Përveç dhimbjes, ajo bashkëshoqërohet me të përzierat, me të vjella, me lodhje, me dobësim, kanë ndjeshmërinë e urinimit shpesh të shpeshtë, kanë ndjenjën e djegies, dhimbjes. Nganjëherë edhe urina e tyre është e kuqe dhe frikësohen sepse ka përmbajtje gjaku si pasojë e lëvizjes së gurit në traktin urinar dhe njëkohësisht patjetër mund të fillojë dhe të shfaqen edhe temperatura që është një shenjë e një dëmtimi akoma më të madh ”, -tha mjekja nefrologe.
Ekzaminimi i veshkave në lidhje me gjurmimin e gurëve kalon nëpërmjet një protokolli mjekësor mjaft të kujdesshëm. Mjekja nefrologe, Prof. Asoc. Marsida Duli, nga Premium Clinic, në një intervistë me autoren dhe moderatoren e emisionit Diagnozë, Freskida Miloti, tregoi hapat që ndiqen kur një pacient i nënshtrohet këtyre kontrolleve.
“Investigimi ynë vazhdon në mënyrë të menjëhershme me ekzaminimin imazherike. Ne realizojmë një eko të aparatit urinar, pra ekoabdominalet, ku kontrollohen gjithë aparati urinar duke filluar nga veshka, ureterët, fshikëza e urinës. Në kërkim dhe për të evidentuar nëse kemi staz, nëse kemi bllokim ë të rrjedhjes së urinës, nëse evidentojmë gurët, çfarë përmasash kanë këto gurë, ku janë të pozicionuar, krijojnë probleme në veshkë, sepse gurët mund të jenë të pozicionuar në veshkë dhe janë të palëvizshëm, nuk krijojnë probleme, por mund njëkohësisht mund të jenë në vesh dhe na krijojnë bllokim të qarkullimit të urinës dhe veshkë dhe mund të rrëshqasin, mund të lëvizin në aparatin urinar, në kanalet e urinës dhe shkaktojnë bllokim të lëvizjes të urinës në aparatin urinar. Përveç ekos, ne realizojmë edhe grafinë direkte të abdomenit që na jep një panoramë shumë të mirë, sidomos të një grup shkaktarësh së gurëve siç janë gurët kalçik dhe patjetër na ndihmojnë në lokalizimin dhe në përmasat e gurit”,- tregoi mjekja.
Në këtë puntatë të veçantë, aktori i humorit Eglein Laknori nëpërmjet një videomesazhi dhënë për emisionin Diagnozë nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, ka shprehur falënderimet e tij për mjeken nefrologe Prof. Asoc. Marsida Duli. Si një pacient i poliklinikës Premium dhe mik me mjeken nefrologe, aktori shprehu vlerësimin për punën dhe përkushtimin që doktoreshë Marsida ofron për çdo pacient.
Emisioni “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:00, me tema të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin. Qëndroni të informuar nga mjekë profesionistë, për një jetë dhe shëndet më të mirë. (A2 Televizion)