Baltë dhe gurë në banesë, shiu i mori kursimet e mundin e 30 viteve emigrim

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
12 Janar 2026, 14:56 | Sociale

Kjo ishte banesa e Burbuqe Çelës nga fshati Arshi Lengo i Gjirokastrës disa ditë më pare në kohën e reshjeve që pushtuan gjithë vendin.

Dhe disa ditë më vonë, Burbuqja ende nuk ka arritur të nxjerrë nga banesa guret dhe baltën që i solli mali, shkruan A2.

Kjo banesë ishin gjithë kursimet dhe mundi i gati 30 viteve punë në emigrim të familjes Çela. Sikur të mos mjaftojë pëmbytja e banesës me baltë dhe inerte, disa gurë të rrezikshëm qëndrojnë në faqen e malit mbi banesë, duke rrezikuar edhe shembjen e banesës dhe për këtë arsye banorët e Arshi Lengos kërkojnë ndërhyrjen sa më shpejt të strukturave shtetëroire që të paktën të shmangin rënien e gurëve të mëdhenj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos