“Telenovelë e ndyrë”, revolta e aktivistes për rastin e nënës së 3 fëmijëve në Durrës

Nga A2 CNN
13 Janar 2026, 10:51 | Sociale

“Telenovelë e ndyrë”, revolta e aktivistes për rastin

Aktivistja Suela Koçibellinj, e ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, çështjen e nënës 33-vjeçare nga Durrësi që u denoncua nga vjehrra e saj për neglizhencë ndaj 3 fëmijëve të saj, e cilësoi si “telenovelë të ndyrë”.

“Ajo videoja ishte shumë keqdashëse. Nënë ishte edhe vjehrra, kush ta jep ty të drejtën që t'i thuash fëmijës “çfarë bën ajo nëna juaj kështu me ju?”. Është mami i tyre ajo, ti nuk ke asnjë të drejtë ta manipulosh fëmijën ashtu sepse dallon që është komplet keqdashje dhe ti po e dëmton atë fëmijë duke tentuar t'i shash mamin e vet. Domethënë ishte një telenovelë nga ato të shëmtuarat dhe të ndyrat, që realiteti jonë i do për të për të ushqyer stomakun e tij të pangopur”.

“Për më tepër, tjetra çka ishte për mua shqetësuese ishte po prapë telenovela e bërë nga institucionet që thonë që u morën masat direkt për 30 minuta. Tani, seriozisht e keni? A marrin përgjegjësi? Pse s'i more masat deri tani? Tregoni një herë se si e kishit monitoruar rastin deri tani, tregoni një herë çfarë keni bërë ju deri më sot dhe pastaj më thoni që i morët masat. Pra, edhe ky reagimi ishte që e bënë të madhe, hodhëm ushqim për popullin edhe ja tani e zgjidhëm ne. Çfarë zgjidhet? Masa që u mor në atë moment ishte dramë. Ishte traumë. Kjo nuk është e drejtë sepse dhe ti si media me thënë të drejtën duhet të cenohesh. Media online po denigron dhe po i hedh benzinë zjarrit në një situatë të tillë. Gjëja e parë, kushdo mund të bëjë një video dhe del e çon te X media dhe ata thjesht e nxjerrin sepse s'mbajnë asnjë përgjegjësi. Ndërkohë aty u bë rrëmuja, aty u dëmtuan fëmijët, aty del keq një grua dhe kjo gjyshja, se nuk është se doli më e mirë as kjo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos