Dita Botërore e Talasemisë, punonjësit e "Credins Bank" dhurojnë gjak për personat në nevojë

Nga Anxhela Celibashi
8 Maj 2024, 16:50 | Sociale

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë dhe Kryqit të Kuq, punonjësit e Credins Bank iu bashkuan serish nismës humanitare “Dhuro gjak, shpëto një jetë”.

Kjo traditë, e cila vazhdon prej vitesh, vjen edhe në kuadrin e objektivit “Shëndet dhe Mirëqenie”, fokus i rëndësishëm që Credins bank ka në politikat e saj.

Projektet e ndryshme sensibilizuese  kanë sjellë një bashkëpunim të shkëlqyer mes Credins bank dhe Kryqit të kuq, duke i dhënë zë shumë kauzave sociale me impakt për shoqërinë

Por, në një kohë që shifrat e kësaj sëmundje janë në rritje, apeli i mjekeve për vullnetarizëm është i vazhdueshëm, duke ndërgjegjësuar popullatën për dhurim gjaku.

Credins Bank ndër vite mbështet projekte të ndryshme sociale, ku një pjesë e tyre realizohen përmes angazhimit vullnetar të punonjësve të bankës, të cilët kanë shërbyer në ndërgjegjësimin e shoqërisë për të rritur vlerat e humanizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos