Dom Gjergj Meta: Shkenca po zhvillohet vrullshëm, por kthen mbrapa zhvillimin e brendshëm të njeriut

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2025, 21:35 | Sociale

Dom Gjergj Meta, i ftuar në “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, komentoi zhvillimet shkencore, të cilat, sipas tij, po kthejnë mbrapa “zhvillimin e brendshëm të njeriut”.

“Zhvillimi i shkencës na ka lehtësuar jetën në aspektin e komunikimit apo udhëtimeve. Por, jo gjithmonë zhvillimi i teknologjisë do të thotë patjetër zhvillim të brendshëm të njeriut”, tha Dom Gjergj Meta.

“Pavarësisht se njeriu mund të ecë para në aspekte të jashtme të tij, mund të ecë mbrapa në aspekte të tjera. Kush e mendonte që 80 vite pas Luftës së Dytë Botërore do të kishim luftëra të tjera në dyert e Evropës”, shtoi Dom Gjergj Meta.

Sipas tij, “antisemitizmi dhe racizmi janë ringjallur” ndërkohë që jemi në “kulmin e të drejtave të njeriut”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos