Banorë që kanë harruar dasmat, mungesa e një rruge braktisi dhe shkretoi fshatrat

Nga Gazmend Janku
17 Dhjetor 2025, 15:18 | Sociale

Fshatrat Krëkez dhe Korizë, në njësinë administrative Lumas të bashkisë Kuçovë, vit pas viti po humbasin banorë, dhe aktualisht në këto fshatra ka më shumë banesa, shumica e të cilave të rrënuara, sesa banorë, shkruan A2 CNN.

Në rrugicat e pashtruara të fshatit, shihen vetëm persona të moshuar, të cilët janë të vetmit që qëndrojnë atje, me gjasë për shkak të pamundësisë për t’u larguar. Kur i pyet për arsyet e këtij shpopullimi, ata japin këtë përgjigje: “Përpara ka qenë fshat i madh faktikisht, ka pasur shumë njerëz. Tani nuk ka rrugë, shpresojmë ta bëjnë tani. Pse janë larguar të rinjtë? S'ka të ardhme. Nuk ka të ardhme. Ne donim rrugën se me atë rrugë ka pak zhvillim më shumë”.

Të moshuarit dinë edhe numrin e të rinjve të fshatit, duke nënvizuar faktin se prej dekadash nuk kanë parë asnjë dasmë në fshat.

Edhe pse kërkojnë më shumë vëmendje nga institucionet lokale, të gjithë e dinë mirë se shpopullimi nuk ka më kthim, duke u gëzuar vetëm për ardhjet dy-tri ditore të fëmijëve, të cilët i vizitojnë dhe pastaj largohen sërish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos