Shqiptarët ende nuk e kanë kulturën shëndetësore për t`u kujdesuar në kohën e duhur për dhëmbët.
Jo rrallë herë trokasin tek stomatologu kur kanë dhimbje të padurueshme apo enjtje për shkak të infeksionit, shkruan A2.
Specialistët theksojnë rëndësinë e shëndetit oral për të shmangur problematikat e tjera deri tek ato kardiovaskulare.
Jo rrallë here, kostot e larta të shërbimeve dentare bëhen shkak që pacientët të mos i trajtojnë në kohë pronblemet me dhëmbët.
Belisa Kaleci, drjetoreshë e klinikës stomatologjikë në QSUT tregon se kjo klinikë ofron shërbime me cilësi dhe falas për fëmijët, pensionistët dhe kategori të tjera.
Gjatë një konference shkencore të organizuar nga Klinika Universitare në QSUT, mjekë stomatologë folën për të rejat e fundit në fushën e shëndetit dentar. (A2 Televizion)