Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka vlerësuar punën dhe raportimet më të mira nga gazetarët në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
Nga të gjitha punimet e analizuara, Unioni vlerësoi 10 më të mirët me tituj dhe çmime të ndryshme. Dy nga çmimet u akorduan në mungesë dhe pas vdekjes, shkruan A2.
Me çmimin e karrierës u vlerësua gazetari dhe analisti Artur Zheji, titull që u tërhoq nga bashkëshortja e tij.
Ndërsa gazetari sportiv Saimir Demi u vlerësua pas vdekjes nga Unioni i Gazetarëve me çmimin “Ismet Bellova”.
Vëllai i tij, gazetari Enkel Demi vlerësoi titullin dhe mirënjohjen e kolegëve.
Po ashtu, u shpërndanë çmime për raportimin më të mirë, gazetari i vitit si dhe çmime speciale. (A2 Televizion)