Drejtimi i dhëmbëve me aparatët transparentë, si funksionon kjo metodë?

Nga Armend Pire
27 Prill 2025, 15:29 | Sociale

Ortodoncia ka evoluar vitet e fundit me një teknologji moderne në drejtimin dhe korrigjimin e dhëmbëve dhe shërbimeve të tjera orale. Dikur deformimet e dhëmbëve drejtoheshin me aparate me tela mekanikë, ndërsa sot gjejmë një metodë të avancuar të përdorimit të aparatëve transparentë. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë nga Freskida Miloti, mjekja stomatologe Dr. Alda Haxhiaj, nga iClear Group, tregoi komoditetin që u krijojnë pacientëve në klinikën e tyre, në cilësi dhe shërbim.

“Në të kaluarën zhvendosja dhe drejtimi i dhëmbëve është bërë me metodën tradicionale duke përdorur tela dhe braketa metalik. Ndërkohë që sot me teknologjinë e avancuar digjitale dhe biomekanikën e sofistikuar me anë të printerave 3D kemi te mundur përdorimin dhe prodhimin e aligner-ave transparent. Duke i krahasuar të dyja së bashku të kemi një estetikë më superiore duke e bërë të mundur që me anë të aligner-ave transparent, ndikimi vizual është i reduktuar duke e bërë kështu të preferuar edhe për pacientët adultë. Komoditeti më i shtuar duke qenë se aligner-at janë të lëvizshëm ne mund të kemi një pastrim të dhëmbëve dhe mishrave më të mirë duke mos bërë të mundur kështu ndikimin e biofilmit bakterial ndërkohë që dhëmbët janë të shtrenguar me njëri-tjetrin. Është një biomekanikë më e sofistikuar duke qenë që forcat janë më të shpërndara në mënyrë uniforme, pacientët nuk e kanë atë trysninë që kanë me telat dhe braketat metalik.” – tha mjekja stomatologe Dr. Alda Haxhiaj.

Nëse keni vendosur që të drejtoni dhëmbët tuaj në mënyrë të sigurtë, të shpejt dhe me një teknologji të avancuar, iClear ofron komoditetin në çdo shërbim për pacientët. Me një gamë të gjerë shërbimesh, iClear kujdeset që buzëqeshja juaj të jetë brilante dhe siç do të kishit dashur gjithmonë ta kishit. E specializuar në ortodonci moderne, iClear ofron implantologji dentare, kirurgji orale, estetikë dentare, si dhe trajnime dhe kurse profesionale për stomatologët.Pas marrjes së masës, ekipit të laboratorit i duhet shumë pak ditë për t’ju ofruar modelin e përshtatshëm, planin e trajtimit si dhe një pamje paraprake të ndryshimit që do të pësoni pas përdorimit të maskerinës. Këtu do të gjeni edhe teknologjinë më të fundit për aparatët transparentë të drejtimit të dhëmbëve, ndaj mos hezitoni të rezervoni takimin tuaj.

Rubrika "Në Farmaci", nga Freskida Miloti, vjen me disa këshilla për përdorimin e Selenit, një mineral thelbësor për shëndetin e njeriut, i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe për rolin që luan në funksionimin e sistemit imunitar, tiroides dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Roli që Seleni ka në organizëm është I fokusuar kryesisht te mbështetja e funksionit të duhur të tiroides, ka rol të rëndësishëm si antioksidant, duke neutralizuar radikalet e lira forcon sistemin imunitar, ndihmon në riparimin e ADN-së dhe në procesin e riprodhimit si dhe mund të ndihmojë në parandalimin e disa llojeve të kancerit. Burimet ushqimore të selenit janë arrat braziliane, peshku, mishi, vezët, drithërat dhe produktet e tyre si dhe qumështi dhe produktet e qumështit. Balanca është çelësi – si mungesa, ashtu edhe teprica mund të jenë problematike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos