Bujqit kërkojnë ndihmë, breshëri shkatërron bujqësinë në fshatrat e Elbasanit

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
23 Prill 2025, 14:00 | Sociale

Kanë mjaftuar pak më shumë se 30 minuta breshër që thuajse të gjitha kulturat bujqësore në fshatrat e Treganit dhe Bathës në Qarkun e Elbasanit thuajse të shkatërrohen plotësisht.

Të gjitha kulturat e pemëtarisë që kishin lidhur kokrrën, përfshi edhe ato që ishin në fund të lulëzimit, janë dëmtuar nga kjo dukuri natyrore që, sipas banorëve të këtyre zonave, ka qenë ndër më të fuqishmet, shkruan A2.

Dukuri të tilla natyrore sa vijnë dhe po bëhen më të shpeshta dhe përballë këtyre fermerët janë plotësisht të pambrojtur dhe natyrisht të pandihmuar nga shteti.

Edhe pse apelojnë për ndihmë, shpresa që diçka e tillë të ndodhë është zero.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos