Pirgje me plehra dhe dele, dhi e derra që ushqehen në to... Sado që mundtë duket paradoks, është fakt që këto pamje vijnë nga periferia dhe shumë pranë plazhit të vjetër të Vlorës, shkruan A2 CNN.
Në lagjet 1 maji, 24 maji dhe Kushtrimi, bagëti të llojeve të ndryshme që kullosin në grumbuj mbeturinash të hedhura dhe të lëna si mos më keq, është një panoramë e zakonshme për banorët e zonës.
Përveç bagëtive rrugëve të lagjeve të Vlorës shëtisin të lirë edhe kuajt. Ndërsa përgjatë Lungomares ka lloje dhe raca të ndryshme të qenve endacakë që jo rrallë herë kanë frikësuar dhe sulmuar edhe njerëzit. (A2 Televizion)